TË FUNDIT

“Kryeministri dhe deputetët të mos vijnë kur ne të vdesim”, naftëtarët nisin marshimin

Naftëtarë dhe qytetarë të Ballshit kanë qenë para Uzinës sot, ku kanë protestuar. Ndërkohë, kolegët e tyre vijojnë të qëndrojnë në ngujim prej 13 ditësh.

Naftëtarët kanë shprehur mbështetjen me kolegët e tyre në grevë urie, naftëtarët e tjerë dhe banorë të Ballshit kanë nisur marshimin drejt qëndrës së qytetit.

Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj, ka dalë nga godina ku ndodhet në grevë urie bvashkë me disa punonjës të tjerë të Uzinës dhe është shprehur se pa marrë rrogat, nuk dalin të gjallë nga Rafineria. “Jemi këtu për bukën e fëmijëve tanë”, janë shprehur ata.

“Kryeministri dhe deputetët e zonës të mos vijnë kur ne të vdesim”, ka thënë Dautaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat