Një grua është shfaqur mjaft e revoltuar ditën e sotme teksa po zhvillohej protesta e naftëtarëve të Ballshit.
Mirëpo, ajo ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se po iu vret fëmijëve.
“Duam lekët tona. O vrasës, o Edi Rama vrasës! Po vret fëmijët”, thotë ajo teksa iu bashkohet qytetarëve të tjerë që protestojnë.
Prej 15 ditësh naftëtarët kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës.

