E papërmbajtshme ka qenë edhe në deklaratën e fundit, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, nga qyteti i Durrësit.
E pranishme në këtë qytet për një takim me strukturat e kësaj partie, ajo nuk ka lënë pa thumbuar edhe kreun e qeverisë Edi Ramën.
“Jo vetëm që LSI do të jetë forcë e parë, por avangard për të ndryshuar politikën e krimit. Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë. Kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar shqiptar për të dhënë vizionin tonë. Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të gjithë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

