Armando Gjyla është shqiptari 32-vjeçar që Gjykata e Londrës e ka lënë në burg.
Raportohet se ai akuzohet për dy vepra penale. Gjatë kontrollit të ushtruar, i riu është përplasur fizikisht me një nga policët, ndërsa e ka lënduar me acid gjatë ushtrimit të detyrës.
Përveç akuzave për prodhimin e lëndës narkotike të klasit B, Gjyla ka marrë dënimin edhe për hedhje acidi kundrejt policit. Sipas mediave në Angli, 32 vjeçari është banues në Southgate, ndërsa sot është përballur me trupën e Gjykatës së Barkingside Magistrates’ Court, për tu njohur me dënimet për veprat e tij penale.

