Një protestë ka nisur rreth orës 18:00 te Kryeministria, ku shumë qytetarë tubojnë kundër mbajtjes së maskave.
Mes protestuesve ka tentuar të futet edhe deputeti Kujtim Gjuzi, por qytetarët nuk e kanë lejuar dhe kanë bërë thirrje për largimin e tij, pasi nuk kanë dashur ta politizojnë këtë tubim.
Ndërkohë policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët dyshohet të jenë edhe organizatorët e protestës.

