Një shtëpi ka marrë flakë ditën e sotme në Korçë, ku bëhet me dije se në të jetonin një çift bashkëshortësh.
Raportohet se çifti sapo e kishte blerë shtëpinë.
Shkak për këtë zjarr është bërë gruaja e shtëpisë. Kjo e fundit kishte lënë bombolën e gazit ndezur dhe kishte dalë jashtë, mirëpo çelësin e kishte harruar brenda dhe nuk e hapte dot derën.
Fatmirësisht ky incident nuk solli persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën e saj për shuarjen e flakëve.

