Efektivi i policisë së Shkodrës Hydajet Nehani ka ndërruar jetë sot. Rreth 2 javë më parë, ai rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u transportua për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar.
Fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën pasi i janë krijuar komplikacione në organet jetësore.
Mësohet se Hydajet Nehani ishte efektiv i policisë kufitare në Shkodër, njëkohësisht edhe shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës.

