TË FUNDIT

Shpejtësi që vrasin jetë/ Radarët ‘fundosin’ shoferët, zbulohet se çfarë ka ndodhur

Rreth 20 shoferë e kanë pësuar keq së fundmi në rrugën Sauk-Teg. Atyre iu janë pezulluar patentat, ku  janë dërguar në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave.

Nga kontrolli me radar, policia thotë se janë regjistruar shpejtësi nga 138 km/h – 168 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën. Bëhet me dije se 10 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia thotë se ka arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 që drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1073390439760434

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat