TË FUNDIT

“Gati 9 urgjenca në ditë te Infektivi”, gazetari jep detajet: Shtëpitë janë kthyer në spitale

Serish është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në vend.

Gazetari Erjon Skëndaj nga Infektivi ka bërë me dije disa detaje, ku tha se të dyja spitalet Covid janë të mbushur me pacientë që po kurohen.

Ai theksoi se rreth 260 persona janë të shtruar shumica në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

“9 persona janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. Në infektiv numri i urgjencave ka ardhur në rritje 8-9 urgjenca. Situata e ngarkesës ka ardhur drejt rëndimit, pasi ky spital ka rreth 90 shtretër. Janë rreth 5 mijë-6 mijë persona që kurohen në kushte shtëpie. Ka prej tyre që trajtohen me mjekim përmes recetave nga mjeku i familjes. Këto receta kanë antibiotikë dhe kortizonikë. Pra, situata të vështira, duke e kthyer shtëpinë në spital dhe ka nga ata që marrin dhe infermierë në shtëpi për shkak dhe të frikës së ardhjes në spital. Mjekët thonë se kurimi në shtëpi mund të rezultojë pozitiv por dhe shumë negativ pasi gjendja e pacientit mund të rëndohet dhe se pacientët shkojnë në spital me 50-60 të pulmonit të prekur duke e bërë më të vështirë shërimin. Ndërkohë ka dhe dhjetëra pacientë që trajtohen në spitalet turke.

Ka disa muaj që MSH nuk flet fare për testimin serologjik, një testim i rëndësishëm që tregon se kush e ka kaluar COVID-19 dhe mund të jete dhurues i plazmës. Kjo nismë ka stopuar dhe nuk dihet se përse kjo analizë nuk kryhet më në shtet por vetëm tek operatorët privatë”, raportoi Skëndaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat