TË FUNDIT

Situata është gjithnjë e më e frikshme, ja shifrat e 24 orëve të fundit

E tmerrshme ajo që po ndodh në vend. Shqipëria po vuan dhe nuk kanë të ulur shifrat e infektimeve të reja me koronavirus.

Në përditësimin e bërë sot, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 281 raste te reja. Ndërkohë që mësohet se janë shënuar 3 të vdekur.

Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat