“Kryeministri Edi Rama është në panik pas kallëzimit të koncesionit të inceneratorëve në SPAK”. Kjo është deklarata e sotme e nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, teksa ka komentuar sot daljen e kryeministrit Edi Rama tek inceneratori i Elbasanit.
Përmes një dalje nga Selia Blu Paloka thotë ky është një mesazh për SPAK.
“Simbolikë më e gjetur se të prezantonte të ardhmen në një vend të grumbullimit të plehrave nuk kishte. Halli i tij është paniku që e ka zënë lidhur me hetimin e inceneratorëve, sot iu tha publikut që jeni ju përgjegjësit, se nuk ka punë te procedurat, dalja në është sinjal i qartë për SPAK se pas inceneratorët jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni dhe po u morët problemet do të jenë tuaja”, tha Paloka

