fbpx

Profesori humbi jetën nga COVID-19 te Infektivi, reagon Manastirliu: Jam e trishtuar

Infektivi-koronavirusi-karantina-600x360.jpg

Ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 profesori i njohur i mjekësisë, Elmaz Eltari.

Menjëherë ka reaguar ministrja Manastirliu, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!”, shkruan Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303