Gratë naftëtare janë më të vendosura se kurrë për ta vazhduar grevën e tyre të urisë. Serish ato i kanë bërë thirrje Ramës, duke i kërkuar që të reagojë dhe tu japë një zgjidhje.
“Presim që kryeministri të reagojë. Pastaj futem për negociatat për uzinën. Duam më shumë sensibilizim, dhe mbështetje. Populli është uragan. Lekët e prapambetura i kanë edhe ata që kanë dalë në pension, edhe ata duhet të vinë të na mbështesin. Shoqet edhe pse janë në gjendje kritike janë të vendosura. Ta dijë mirë kryeministri, nuk dalin”, tha një prej grave naftëtare.
“Nga kjo kauzë dua të dal me fitore. Kemi kërkuar që kryeministri të negociojë dhe ti japë një zgjidhje”, tha një tjetër greviste.
Ato thonë se nuk kanë besim te propozimi i kryeministrit, i cili i ka thënë qe të dalin nga greva dhe me pas të negociojnë.

