TË FUNDIT

“Nuk e kam dhunuar ish-gruan”. Flet babai i Alvin Berishës: Detyronte gocat të faleshin, ja si iku në Siri

Afrim Berisha, babai i Alvinit, që u shpëtua nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri, ka zbuluar disa detaje për Neës24 në lidhje me ish-gruan e tij.

Ai ka thënë se nuk e ka dhunuar kurrë si dhe ka theksuar se ajo i detyronte vajzat që të visheshin e të faleshin.

“Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar. Kemi pasur një debat kur filloi duke i folur gocat që do faleni do visheni dhe gocat nuk pranonin dhe unë kam ardhur i kam gjetur duke qarë. Kjo ka nisur 1 vit, 1 vit e gjysmë përpara se e ik”, tha Afrim Berisha.

Afrimi tregoi edhe çfarë kishte ndodhur ditën që kishte ikur, megjithëse kanë kaluar 6 vjet.

“Atë ditë që ka ikur më merr vajza nga ora 17:30 e më thotë mami ku është. I them duhet të jetë në shtëpi. Shkoj në shtëpi dhe telefonin e kishte fikur. Nuk e kam ditur që Alvini nuk kishte shkuar në shkollë. Vajza pa në dhomë që nuk ishin rrobat e saj. Kontrollova dhe pasaportat. Pas 3 ditëve më ka shkuar ajo vetë që ndodhem në Siri. I thashë përse ke shkuar atje. I thashë pse më tha e tani erdha unë. Po vajzat ku i le i them. Vajzat mbaji ti më tha, djalin e mbaj unë. Ajo më shkruajti me viber e më tha kam ikur me dy motra myslimane dhe kam ardhur këtu. Ato kanë ardhur nga Gjermania dhe kanë ikur nga Bergamo. Problemin e saj nuk e kam menduar asnjëherë. Kam menduar vetëm për Alvinin. Alvini thotë që mami e kishte mendjen vetëm për t’u falë. Ai burri i asaj rrallë vinte në shtëpi. Alvini nuk e njeh mirë, ai gjithmonë me mjekër dhe veshje të zezë”, tregoi Afrim Berisha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat