Naftëtaret e Ballshit i kanë kthyer serish një përgjigje Ramës, i cili ky i fundit i kërkoi që të dalin nga greva e të qajnë hallet të gjithë së bashku. Ndërkohë, përfaqësuei i grevistëve ka thënë për mediat se nuk do të dalin nga greva pa marrë një premtim konkret.
“Kryeministri Edi Rama na ka dërguar një mesazh ku na thotë se po punojnë për të gjetur investitorë seriozë dhe greva juaj nuk ka ndihmo për këtë pjesë. Ne i themi kryeministrit faleminderit për mesazhet, ne nuk jemi kundër negociatave por na duhet një datë dhe një vend takimi dhe në momentin që ne do të marrim një përgjigje konkrete ne do të dalim nga kjo grevë. Pa një gjë konkrete ne nuk tërhiqemi”, është shprehur grevisti.

