TË FUNDIT

Dhunoi efektivin e policisë, merret vendimi për avokatin

Gjykata ka dhënë një vendim lidhur me avokatin Gjergj Neli, ku ky i fundit u arrestua nga policia për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu. Raportohet se për të është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Seanca gjyqësore për caktimin e mases së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemren.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për vepren penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat