Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit janë arsyet më kryesore të aksidenteve në vend. Ndaj vijon operacioni i policisë rrugore për të dënuar drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit.
Mësohet se vetëm mbrëmë 14 patenta janë pezulluar nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në aksin Sauk-Teg për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, 14 personave u është hequr leja e drejtimit, për shkak se 5 nga këto janë kapur duke lëvizur me shpejtësi të lartë ndërsa 9 të tjerë kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Masa të shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore Monitorim me Radar dhe , nëSauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Ndërkohë vijon monitorimi dhe me në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur. 14 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto: 5 për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku gjatë monitorimit u konstatua se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë respektuar normat e lejuara të shpejtësisë dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat për të parandaluar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur”, njofton policia.

