TË FUNDIT

Pamje të dhimbshme nga COVID3, Manastirliu apelon të gjithë: Të Respektojmë rregullat

Ditën e sotme është hapur në Tiranë spitali covid3. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale publikon pamjet e para brenda spitalit dhe jep një mesazh.

Postimi i plotë

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

🟢 Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

🟢 Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trajnimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

🟢 Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

🔴 Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:

#Maska😷 #Distanca↔️ #Higjiena🧼

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat