Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të ndryshohet as nga 140 deputetë të ligjshëm.
Kjo është deklarata e bërë sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai ka ritheksuar se asgjë e mirë nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar ligji “Për Referendumin”.
“Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe evropiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me Referendum”, shkruan Meta.

