Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur që të këshillojë në një mënyrë ndryshe qytetarët për të mbajtur maskën dhe për të ruajtur shëndetin nga COVID-19.
Në postimin e fundit në Instagram, Rama ka hedhur foto edhe me bashkëshorten Linda Rama, ndërsa ka shpalosur edhe koleksionin e maskave që përdor gjatë takimeve të përditshme.


