TË FUNDIT

Bashkë me gruan të prekur nga koronavirusi, Preç Zogaj rrëfen makthin: Na mori njerëz të shtrenjtë

Politikani, analisti dhe poeti i njohur, Preç Zogaj, ka njoftuar sot se ia ka dalë dhe ka fituar betejën me Covid-19.  Përmes një postimi në facebook ai shkruan se pas tri javësh në “regjimin” e  Covid 19, ai dhe bashkëshortja e tij morën përgjigjen se tamponët dolën negativë.

Postimi në rrjetet sociale

Pas tri javësh në ”regjimin” e  Covid 19, me në fund unë dhe ime shoqe morën përgjigjen  se tamponat tanë dolën negativë. Shumë njerëz të prekur kanë dhënë dëshmitë e tyre për vuajtjet fizike dhe psikologjike që shkakton ky virus i rrezikshëm. Nuk kam ndonjë gjë të veçantë për tu shtuar, veç ti rikonformoj ato dëshmi dhe të nënvizoj ankthin e një beteje të zgjatur në kufijtë fluidë të përkeqësimit dhe përmirësimit, kur në ditët e sulmit, pasi ka hyrë si kalë tropje në organizmin tonë,  vurisi shfaq karakteristikën që tashmë ia ia njohim të gjithë: dinakërinë.

Kemi një falënderim të madh për mjeket dhe infermierët që asistuan shërimin tonë. Në veçanti për mjekun, Arjan Mezini, pneumolog në  spitalin  “Shefqet Ndroqi”. Doktor Arjani është pjesë e një komuniteti mjekësh e infermierësh,  që po luftojnë  prej muajsh, si heronjë të vërtetë,   në vijën e parë të  betejës  kundër armikut më të madh të shëndetit të njerëzve në këtë kohë, që shpresojmë  të mos jetë epokë.

Për të mund të them: patëm fat që  ishim pacientët e tij.

Fëmijët tanë  morën frymë të lehtësuar sot. Por buzeqeshjet e tyre dhe tonat  janë dënuar të mos  i bëjë shoqëri këtij lehtësimi. Sepse gjatë ditëve të pengmarrjes sonë  nga  Covidi  kemi humbur dy njerëz shumë të shtrenjtë,  Gjinin dhe Gjergjin,  vëllezërit e gruas sime, shokët e mi të mirë, dy njerëz të thjeshtë, që jetuan gjithë jetën në shenjën e Ndershmërisë ekstreme, të cilën nuk e menduan asnjë ditë jashtë mode, por ua trashëguan si pasurinë më të madhe fëmijëve të tyre, Majlindës, Merit, Artës, Florit,  Tonit. Pushofshi në paqe Gjin dhe Gjergj.  Zemrat tona do të jenë gjithmonë  Memoriali juaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat