TË FUNDIT

Ministri Gjiknuri, tregon gjendjen shëndetësore dhe ka një apel

Një tjetër deputet është me covid. Damian Damian Gjiknuri ka njoftuar sotn se ka dalë pozitiv.

Ai shprehet se ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar, ndërsa ka një mesazh për qytetarët.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.

Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet” shkruan ai në  Facebook.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat