Gratë naftëtare teksa kanë dalë nga greva mëngjesin e sotëm, ka lëshuar edhe një mesazh. Disa orë para takimit me kryeministrin Rama, ato thonë se vendimin e morën vetëm për faktin se kishin probleme shëndetësore.
Më tej, gratë e kanë cilësuar reagimin e kryeministrit si një dritë jeshile.
“E morëm këtë vendim për arsye të shëndetit. E dyta reagimi i kryeministrit, kemi qenë për dialog, dje reagoi prapë, u ndez një dritë jeshile, shpresoj të mos na zhgënjejë prapë se po kërkojmë bukën e gojës, unë kam 13 paga të fituara me gjyq, dashtë Zoti të reagojë ashtu siç duhet. S’ka asnjë prapaskenë, hyra që ditën e parë dhe dola e fundit, shpresojmë që të dalim me një fitore, sytë dhe mendjen e kemi aty, pas gjithë kësaj sakrifice kemi përjetuar një tmerr dhe një ferr”, tha një prej tyre.
Edhe një tjetër ka thënë se shpresa e tyre e vetme është kryeministri Edi Rama.
“Po është e vërtetë 43 ditë greve dhe 26 ditë sot të ngujuara më në fund u ndez një dritë jeshile reagoi Kryeministri do zoti dashtë i madhi zot mos të dalim të zhgënjyera shpresojmë shumë shpresa e vetme është Kryeministri po dolëm të zhgënjyera ka hap edhe pas do mendojmë gjëra të tjera.
Nuk e di akoma nuk e kemi menduar akoma por shpresojmë të mos zhgënjehemi sic e besuam duhet të jetë dhe i besueshëm mos na zhgënjejë”, shtoi ajo.

