Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur gjatë një konference për media në lidhje me situatën nga pandemia në vend. Jo vetëm kaq, por ministrja u ka bërë një apel të fortë qytetarëve, që të mos bien pre e abuzimeve sa i takon mjekimit ndaj Covid-19.
“Dua t’ju informojë se trajtimi ambulator në banesë për simptomat e Covid-19 jepet vetëm nga mjeku i familjes. I lutem qytetarëve të mos bien pre e asnjë abuzimi pasi oksigjeni nuk mund të përdoret në kushte shtëpie pa asistencën e nevojshme. U bëj thirrje qytetarëve që të shkojnë te mjeku i familjes sepse ai ka protokollin për simptomat me të gjitha masat përkatëse.
Edhe njëherë thirrje cdo qytetari për kontaktin direkt me mjekun e familjes. Kemi bërë dhe po bëjmë, kontrollin e kompanive për monitorimin e protokolleve mjekësore, apo më mirë udhëzuesve që tregtohen ambulatorisht”, u shpreh ministrja.

