Rreth 50 mësues janë infektuar me koronavirus në Bashkinë e Korçës. Ndërkohë, shifrat sa vijnë edhe rriten.
Sipas procedurës mësuesit e infektuar pasi vendosen në karantinë të menjëhershme, u merret tamponi rasteve të kontaktit dhe bëhet zëvendësimi nga mësues në listën e portalit.
Bashkia e Korçës kohët e fundit ka bërë thirrje edhe për mësues vullnetarë.

