TË FUNDIT

Horrori në Kombinat/ “Ne kemi qenë të gëzuara…”. Blerta Josifi tregon detajet: Si u lidhëm me kishën

Blerta Josifi ishte e vetmja e mbijetuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi para pak muajsh në Kombinat. Ndërkohë, ajo sot rrëfeu disa detaje lidhur me horrorin që ndodhi në familjen Josifi, ku vdiqën nënë e bijë nga vetëflijimi, Zhaneta dhe Anisa.

Intervista:

Blerta tregoi çaste nga e kaluar e saj në Përmet, si dhe atë se çfarë bën tani, pasi humbi nënën dhe motrën.

Blerta si është dita jote tani?

Blerta: Dita është normale, dal, jam me të afërmit e mi, po kërkoj për një punë

Po periudha e spitalit?

U gjenda mes njerëzish që u kujdesen mirë për mua, ndenja rreth një muaj në spital, tani vazhdoj akoma me kurim.

Dita ime tani, bëj punë shtëpie, rri me të afërmit, po mësoj anglishten,

Çfarë kujton nga e kaluara?

Ne kemi qenë vajza të gëzuara, e donim jetën, çfarë ndodhi më pas ishte fatkeqësi. Me kishën u lidhëm 13-14 vjeç, kemi pasur përkushtim të madh, e kishim marrë seriozisht, nuk shkonim sa për të kaluar kohë. Pastori i kishës ungjëllore në Parmet dhe të tjerë si dhe shoqja ime e ngushtë ishim një grup i mirë.

Kur erdhët në Tiranë?

Isha 18 vjec, kur humbëm babin, këtu nuk na pëlqeu, Tirana kishte shumë zhurmë, edhe këtu shkuam në kishë ungjëllore. Unë tani bëj 20 vjet si besimtare që në vitin 2001. Ne u izoluam se do donim të ndiqnim besimin për pak kohë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat