Një 28-vjeçare që ishte 5 muajshe shtatzënë ndërroi jetë në spitalin Infektiv. Ajo ishte prekur nga Covid-19 si dhe gjendja e saj ishte rënduar si pasojë e një komplikacioni nga virusi.
Gazetari Erjon Skëndaj tha se dje mjekët kanë vendosur ta transmetojnë në reanimacionin e Spitalit infektiv.
“Kjo tregon se as gratë shtatzënë nuk janë imune ndaj këtij virusi të rrezikshëm. Informacionet paraprake janë që gruaja ishte nga Tirana. Nuk ka ende informacione nëse kishte sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh gazetari.

