Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook. Ai ka përkujtuar vëllanë e Ramush Haradinajt, Luan Haradinajn i cili u vra në luftën e Kosovës më 6 maj të 1997 në Qafë Prush dhe sot duhet kishte mbushur 47 vjeç.
Meta thekson se gjaku i Luan Haradinajt do mbetet i paharruar.
Postimi i Metës:
Heronjtë e Kombit kanë vetëm ditëlindje!
E paharruar vepra dhe gjaku i Luan Haradinaj! LAVDI! 🇦🇱❤️🇽🇰

