TË FUNDIT

“Rrufë dhe kollë por…”. U infektua nga Covid-19, Artan Fuga tregon simptomat dhe përjetimet

Pedagogu Artan Fuga ka rrëfyer së fundmi se ishte i infektuar nga koronavirusi. Më tej, ai ka treguar për Neës24 se dy javë e infektimit i ka kaluar me humbje të nuhatjes e të shijes, si dhe me kollë dhe rrufë.

“Në këto situata, duhet të mendojmë për ata persona që kanë humbur jetën dhe të afërmit nga kjo pandemi, të gjithë ata mjekë që përballen me Covid-19 dhe të mendojmë për ata njerëz që vuajnë nga pasojat ekonomike e sociale që vijnë nga pandemia. Si pacient, kalova disa simptoma, kisha humbje nuhatje e shije, rrufë, kollë.

Po, e kam bërë tamponin. Për dy javë kalova simptomat. Terapia ishte ajo që marrin të gjithë, vitamina C, D. Kjo ishte pak a shumë. Kam pasur kujdes edhe me kontaktet, kam qenë dhe do jem edhe nja 10 ditë në izolim. Duhet që të gjithë të kalojmë situatën aktuale delikate”, tha Fuga.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat