Infektohen me Covid edukatorë, mësues, mjekë dhe infermierë, ç’po ndodh në Berat?

koronavirusi.jpg

Kanë shpërthyer shumë raste me Covid-19 në shumë institucione në Berat. Së fundmi, raportohet se dy edukatore në kopshtin “Çlirim 1” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat janë konfirmuar pozitive me Covid-19.

Ndërkohë, edhe në Spitalin Rajonal ka disa të infektuar nga bluzat e bardha. Bëhet me dije se janë prekur 1 infermier i kabinetit të neurologjisë, 1 mjek oksigjenist dhe 1 infermier në Repartin e Urgjencës; në Poliklinikën e Specialiteteve është konfirmuar “pozitive” 1 infermiere, ndërkohë që edhe në një Qendër Shëndetësore në Urë-Vajgurore një infermiere ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Balkanweb shkruan se edhe për mësues te infektuar me Covid në shumë shkolla. Konfirmohen 5 mësues të prekur me koronavirus dhe dy nxënës të infektuar në shkolla të ndryshme.

Infektime të reja janë shfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat ku 3 efektivë policie janë konfirmuar “pozitivë”, në bashkinë e Beratit ku është infektuar një punonjëse administrate dhe në Prokurorinë e Rrethit ku ka rezultuar e infektuar me Covid-19 sekretarja e prokurorisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303