Specialistja e ISHP, Eugena Tomini ka bërë me dije disa detaje lidhur me situatën nga pandemia së fundmi. Për News24, ajo u ndal dhe te frika e njerëzve për të shkuar në spital.
Tomini tha se situata është e ndikuar dhe nga shfaqjet mediatike, duke bërë thirrje për të mos hezituar për shtrime në spitale.
Është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të ‘facebook’, rrjeteve sociale, i ndikuar dhe nga daljet televizive, më mirë të trajtohemi në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familje, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital. Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë. Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor.
Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se fëmijët janë transportues të virusit por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si adultët.
Një tjetër motiv është impakti që pati karantina. Nga ana psikologjike pati një impakt tek kjo moshë. Që nga 14 shtatori deri kur ekspertët rekomanduan Ministrinë e Shëndetësisë për këtë ndërhyrje nuk është parë një pozitivitet i ndjeshëm në totalin e pozitivitetit. Nuk ka peshë madhore, është një përqindje e vogël përkundrejt totalit.

