Një 16-vjeçar ka rënë së fundmi në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje, në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh të Elbasanit.
Mësohet se E.Hoxha 16-vjeç kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ndërkohë, i riu ndodhet në spital në Tiranë dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën.

