TË FUNDIT

Vetëvrasja te Shefqet Ndroqi, miku i viktimës: Ka qenë oficer policie, ja ç’i ndodhi pasi u largua nga puna

Një tjetër pacient u hodh nga “Shefqet Ndroqi” mëngjesin e sotëm. Mirëpo, një prej të njohurve të viktimës ka dhënë disa detaje së fundmi.

Viktima është identifikuar si L.S nga Rrësheni, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

I njohuri i 60-vjeçarit tha se viktima jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë nga gruaja e tij.

“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i viktimës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat