TË FUNDIT

E mbante lokalin hapur edhe pas orës 22:00, “kërcet” gjoba për pronarin

Pronari i një lokali në Kuçovë është gjobitur së fundmi. Raportohet se pronari i lokalit i shërbente klientëve dhe pas orës 22:00, kundër masave të vendosura nga qeveria.

Për pasojë ai është gjobitur me shumë prej 1.000.000 lekësh.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat