TË FUNDIT

Eksperti i Shëndetit Publik bën deklaratën e papritur: Të mbyllen restorantet në…

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka folur së fundmi për ABC lidhur me situatën nga pandemia.

Ai theksoi se duhen dëgjuar ekspertët si dhe disa masa që Shqipëria ka marrë, nuk janë të bazuara te evidencat shkencore.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, Dasho tha se kur përpiqemi të ngjallim besim, bazuar mbi një gënjeshtër, kjo do të jetë afatshkurtër.

 Këshillat nuk janë marrë parasysh asnjëherë. Kryeministri, ministrja si edhe Komiteti i Ekspertëve, nuk i kanë dëgjuar këshillat dhe kanë kopjuar nga vendet që nuk kanë të njëjtën situatë me ne. Kjo është shumë e gabuar. Me popullsinë që ka Shqipëria dhe me lëvizshmërinë e ulët kontrolli i epidemisë duhet të ishte një lojë. Masat tona nuk i kemi të bazuara tek evidencat shkencore. Efekti i maskës në publik është vetëm në momente të caktuara. Ne i ndalojmë qytetarët të dalin pas orës 22:00 dhe lejojmë të organizohen evente në qendra tregtare. Duhen masat inteligjente, ndërsa në Shqipëri marrin masa që nuk kanë asnjë efekt. Nëse e gjykon që duhen masa atëherë mbyllen restorantet në zonat e populluara dhe kompensohen pronarët, këtë bën një shtet i përgjegjshëm. Covid-19 e kam shprehur se do të ishte një test për shëndetësinë në Shqipëri. Spitalet ishin të palyer, ndërsa sot janë të lyer, kaq është bërë, nuk ofrohet siguri apo qasje ndaj shërbimit.

Më tej, ai foli edhe për pacientët që po kurohen në spitale. Dasho tha se duhet të lejohen vizitat  familjarëve.

Të lejohen vizitat e familjarëve sikundër kemi dëgjuar e parë nga miqtë që kurohen në spitalet e Turqisë. Sot nuk jemi në shkurt apo mars dhe nuk ka asnjë arsye që pacientëve të shtruar me COVID t’u mohohen vizitat nga familjarët. Patjetër, me masa sigurie e pajisje mbrojtëse, por duhen lejuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat