TË FUNDIT

A do e bëjë vaksinën anti Covid? Ja si përgjigjet epidemiologu Alimehmeti

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti është pyetur nëse do ta bëjë vaksinën anti covid. Për Vizion Plus, ai thekson se me shumë gjasa do ta refuzojë vaksinën.

Ai sqaroi arsyet që e çojnë të ndërmarrë këtë vendim.

Unë personalisht së pari do të funksionoj, unë nuk mund ta ndaj dot trurin nga trupi im, në mendjen time unë dua së pari të shoh të dhënat e plota mbi cfarëdolloj vaksine për ta diskutuar efikasitetin e saj siç bëjmë me çdo mjekim tjetër, sepse prandaj quhen udhëzues se në fund fare çdo mjek ka të drejtën, ka konjicionin e tij për të menduar dhe vepruar në bazë të mendimit të tij profesional. Pra pa të dhënat e plota nuk kam asnjë mendim. Nga pikëpamja e faktit që unë tashmë e kam kaluar, do ta kaloj se ende nuk e kam kaluar, do ta kaloj këtë situate, nuk më bënë të jem tek personat prioritar për ta bërë këtë vaksinë, kështu që gjasat më të mëdha janë, jo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat