TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e mjekut Dobi, Manastirliu: Kishim shpresuar shumë, dhimbja është e madhe

E pikëlluar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se kishte shpresuar deri në fund se mjeku i njohur Drini Dobi do të arrinte që të mposhte koronavirusin.

“Jam tej mase e pikëlluar për ndarjen nga jeta të një miku të mirë dhe një profesionisti të shkëlqyer, doktor Drini Dobit. Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.

Dhimbja është e madhe në këto momente kaq të hidhura për të gjithë. Jam pranë Floridës, familjes dhe kolegëve të Doktor Drinit. U prehsh në paqe Doktor Drini”, shkruan ministrja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat