TË FUNDIT

Mbyllet dita e gjashtë e protestës/ Nuk u shënuan incidente e konfrontime

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Këtë të hënë nuk janë shënuar incidente nga protesta siç kanë ndodhur ditët e kaluara.

Protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.

Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë.

Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë Ministrisë së Brendshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat