Ministri i dorëhequr, Sandër Lleshaj i ftuar në emision “Real Story”, tregoi detajet nga vizita që bëri në familjen e të ndjerit, Klodian Rasha.
Lleshaj tha që ka shkuar për vizitë në familjen e 25-vjeçarit të ndjerë, pasi u dorëhoq.
“Kam qenë në familjen e 25-vjeçarit. Isha pasi dhashë dorëheqjen nga posti. Nuk doja t’i shprehja ngushëllimet pa bërë një akt, një veprim. Mendoj se fjalët kur shoqërohen me akt, kanë më shumë peshë”.
I pyetur nga gazetari se si u prit nga familja Rasha, Lleshaj tha u prit në një mënyrë dinjitoze, si një familje fisnike shqiptare.

