Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi në media u publikuan fotografi nga darka që zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike.
Ambasadorja Kim tregon se në fokus të takimit me Bashën ishin zgjedhjet e 25 prillit se dhe gjithë partitë duhet të kenë kandidatë të pastër.
“Sonte u takova me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Diskutuan rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA-ja do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

