TË FUNDIT

A do vaksinohet? Përgjigjet presidenti Meta: Varet nga…

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit, që tashmë ka nisur të injektohet në Europë. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta tha se Presidenca e ka nxitur Qeverinë për të siguruar vaksinën por nuk ka marrë asnjë reagim si përgjigje. I pyetur, nëse do të vaksionohet si homologët e huaj, kreu i shtetit nuk dha një përgjigje të prerë.

“Do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët,“-tha Meta. Ndërsa më pas ka folur për largimin e të rinjëve nga Shqipëria, duke drejtuar sërish gishtin nga qeveria.

PJESË NGA EMISIONI:

Pyetje: Zoti President, ka nisur vaksinimi ndërkohë në Europë. Autoritet në Shqipërim thonë se do të jetë nga Janari deri në Mars. Por, në fakt si e shikoni këtë procesin e vaksinimit në Shqipëri, dhe në këtë situatë a është vaksinimi zgjidhja?

Presidenti Meta: Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga  COVID-19. Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj. Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?

Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

Pyetje: Viti 2021, është një vit që do të vazhdojë rindërtimi, do vazhdojmë të flasim sërish për pandeminë e Covid-19, edhe një vit elektoral në Shqipëri, si e shikoni?

Presidenti Meta:  Sigurisht dihej që viti 2020, do të ishte një vit elektoral dhe shumë mirë që është një vit i tillë. Pasi kriza e Shqipërisë është një krizë e përgjithshme. Por, në radhë të parë është një krizë e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, po të kemi parasysh situatën e Parlamentit, ku opozita mungon. Përveç se është një Parlament që formalisht ka 122 anëtarë, nga 140 që përcakton Kushtetuta. Kemi edhe gjithë këto institucione të tjera që, mungojnë dhe në këtë drejtim dihet që zgjedhjet janë kusht kryesor i çeljes së negociatave në të ardhmen. Pra, për të gjitha këto arsye shumë mirë që është një vit elektoral dhe të gjithë biem dakord që, për shumicën e qytetarëve, shqetësimi është se 25 Prilli u duket larg.

Pyetje: Ka një mesazh Presidenti i Republikës, për mazhorancën dhe opozitën në fund të këtij viti?

Presidenti Meta: Nuk kam as për mazhorancën dhe as për opozitën. Por, padyshim që kam për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ju uroj që viti i ardhshëm 2021, të sjellë më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre dhe në vendin tonë. Të jetë  një vit i një fillimi, për një Shqipëri të vërtetë europiane, për një Shqipëri edhe më njerëzore edhe  më solidare. Unë, jam besimplotë, që ky vit do të jetë i tillë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat