TË FUNDIT

Louis Vuitton bëhet objekt talljeje! Bluza më e shëmtuar në botë shitet për mijëra euro

Së fundmi marka e njohur Louis Vuitton është bërë objekt talljeje pasi ka nxjerrë në shitje, për rreth 6000 euro, një bluzë të mbuluar me kukulla.

Bluza ka të ngjitura 14 kukulla, ku përfshihen një bretkosë e gjelbër, një panda dhe një oktapod gri.

Shumë persona shkruan komente tallëse në faqen e markës së modës.

“Më në fund, një mënyrë për të futur në punë lodrat e vjetra që kam në shtëpi”, “Dhe thonë që e ka fajin Covid-19 për humbjen e shijes…” apo “Kjo është bluza më e shëmtuar në botë”, ishin disa nga komentet.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat