Pasi u kapën mat teksa dilnin nga e njëjta hyrje pallati, sërish ka qarkulluar një foto tjetër e Jasminës me Olën.
Dy konkurrentet e Për’Puthen kanë treguar se nuk flasin me njëra tjetrën prej 2 vitesh, por fotoja e publikuar nga iconstyle tregon komplet të kundërtën.
Vajzat janë parë në një lokal së bashku dhe thuhet se fotoja është shkrepur në Durrës. Ato shihen të shoqëruara nga një djalë.


