TË FUNDIT

Lajm fantastik/ Këngëtari i famshëm sapo zbuloi me këtë foto se do bëhet baba për herë të parë

Shumë shpejt këngëtari latin me famë botërore, J Balvin dhe partnerja e tij, Valentina Ferrer do të bëhen prindër për herë të parë, por ende nuk dihet gjinia e foshnjes. Kanë qenë vetë ata që e kanë zbuluar lajmin për kopertinën e revistës “Vogue Mexico”, ku realizuan një foto bardh e zi.

Bukuroshja është shprehur në intervistë se tani ishte koha e duhur për të patur një fëmijë.

“Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”, tha ajo ndërsa rrëfeu më tej edhe momentin e reagimit kur i dha lajmin partnerit.

“Ai ngriu. Ishte i lumtur, por ishte si një telefonatë nga Zoom që nuk funksionon kur nuk ka WiFi. Ai qëndroi i ngrirë. Unë i thashë personalisht, por kështu reagoi ai.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat