Moderatorja e Top Channel Ori Nebijaj kandidon këtë vit si deputete në listat e Partisë Demokratike. Së fundmi ajo ka treguar se nëse do të bëhet deputete ose jo, ajo e lërë televizionin.
Kështu deklaroi prezantuesja në emisionin “Binjakët”.
“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.

