TË FUNDIT

“Me mua nuk ecën, trego respekt”/ Konkurrenti acarohet pas asaj që pa në studio mes Sarës dhe Gelianit

Pas përplasjeve në studio disa puntata më herët në Për’Puthen mes Sarës dhe Gelianit, dhe ndërprerjes së takimit mes tyre lidhur me një shenjë që Sara pa në qafën e konkurrentit, mesa duket ujërat mes tyre janë qetësuar.

Geliani dhe Sara shfaqen më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin. Në aplikacion janë publikuar disa skena të ngrohta mes tyre, ku bisedojnë e përqafohen me njëri-tjetrin, madje Sara ulet në prehërin e Gelianit.

Por, nga këto skena është acaruar keq Shkëlqimi, i cili gjithashtu ka dalë në takim me Sarën dhe kanë pasur afrimitet.

Përveçse i flet dyshes, ai dëgjohet të flasë edhe me djemtë e tjerë të emisionit duke treguar se është i zhgënjyer nga veprimet e Sarës. Madje, gjatë puntatës ai i kërkoi Sarës të tregonte më shumë respekt për të, ose ta mbyllte fare muhabetin e tyre.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat