TË FUNDIT

Në pritje të ëmbël, Ellie Goulding pozon topless

Ellie Goulding ka pozuar krejtësisht e zhveshur për një set të ri fotografik, duke treguar barkun e rrumbullakosur ndërsa pret fëmijën e saj të parë. Këngëtarja e ktheu trupin e saj në një vepër arti teksa pozoi për revistën Paper.Në intervistë, këngëtarja është shprehu se nuk e kishte menduar veten se do të bëhej nënë. “Nëse do të kisha shkuar në turne me albumin, ka shumë mundësi, nuk do të isha shtatzënë tani. Dua të jem e sinqertë, janë dy gjëra që nuk shkojnë së bashku.”, tha ajo.Më parë, ajo ka treguar se si zbuloi se do të bëhej nënë gjatë një udhëtimi romantik në Itali për përvjetorin e parë të martesës. “Mendova se kisha mungesë hekuri dhe bëra analizat e gjakut. Pastaj fillova të luftoja pak me ushtrimet fizike. Kjo ishte një shenjë për mua se diçka kishte ndryshuar.”, tha ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat