Një prej këngëtareve më të dashura të publikut, Aurela Gaçe ka i përgatitur një surprizë një prej fanseve të saj më të zjarrta që është një vajza 9-vjeçare nga Elbasani.
Aurela ka treguar se prindi i vajzës i kishte shkruar se vogëlushja ishte fanse e madhe e saj dhe ndaj këngëtarja ka shkuar në Elbasan për ta takuar. Gaçe ka ndarë në Instagram disa video nga ky moment dhe takimi me vajzën e vogël është mjaft emocionues.
“Para disa ditësh mora një mesazh. Ishte një prind. Më tregonte se vajza e saj e kishte ëndërr të takoheshim. Pastaj me tregonte se vajza ishte një femijë qē kishte konkurruar e fituar në shumë konkurse, festivale për fëmije, brenda e jashtë vendit. Ajo quhet Françeska Kasa nga Elbasani. Pashë edhe videot e saj ku shprehej se më donte dhe u preka shumë.
Mu kujtua vetja kur doja aq shume te takoja kengetaren te cilen une doja ( e kam thene, shume here, në adoleshencën time, kisha nje figure që ndiqja, kendoja cdo kenge te saj. Ajo ishte Irma Libohova). Pse të mos i jepja pak dashuri vogëlushes sê talentuar që më jep kaq shume dashuri te sinqertë prej femije?
Unë u mbusha plot. Syte e saj shkelqenin si shkendija. Zerin pushkë. Muzikèn e kishte ushqim. Shpresoj e uroj qe nesër ta shohim në skenat e mëdha e ti plotesohet ëndrra e saj e madhe.
Françeska më kujtoi veten si fëmijë. Mos u dorëzo i thashë, në asnjë moment. Uroj me zemër ta shoh teksa rritet në skene e te na japë nga shpirti i saj ❤❤❤❤ Faleminderit që më mbushe zemrën!”, ka shkruar Aurela përkrah postimit në Instagram.

