Keisa Loci, motra e Sindit të “Për’Puthen”, u bë mjaft virale në rrjet pas një performance tek “E diela shqiptare”, rubrika “Mam po ti”, me këngën e Cardi B.
Mirëpo së fundmi ajo është rrëfyer në programin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Keisi rrëfeu se mbi të gjitha ka një formim muzikor, është diplomuar për piano ne Bukuresht dhe dalja e saj tek “Mam po ti” duke kënduar rap i habiti të gjithë, tha ajo.
Sa i takon komenteve online, Keisa tha se e gjitha erdhi pasi zbuluan që ishte motra e Sindit.
“Na quajtën familje psiqikësh, ky ishte momenti më prekës”- u shpreh Keisa duke treguar se e kanë prekur me komente tek familja.
Ajo këndoi edhe freestyle në program dhe tha se nuk ndalet, ky është veç fillimi.

