Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk ndiqen. Gjithashtu Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.
Ama në një bisedë me ndjekësit, Fisniku i habiti të gjithë. Fisniku është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Ai nuk ka mohuar por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”, përgjigje kjo e cila ngjallë dyshimet se çifti janë bashkë.
Kujtojmë se pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqiptare, Fjolla gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia.

